Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Suharekë pasi që ka vjedhur katër telefona në lokale të ndryshme.
“Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar, pasi që dyshohet se i njëjti duke hyrë me forcë në lokale të ndryshme, ka vjedhur disa telefona (4) të ndryshëm, para të gatshme kartëmonedha dhe monedha metalike”, njoftoj policia.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.