Për çdo festë zyrtare që bie në ditë vikendi, aktualisht sipas Ligjit për festat zyrtare, llogaritet ditë pushimi edhe dita pasuese e javës, ose dita e punës.https://central.gjirafa.com/renderer.html?v=1.1
Edhe për festën e Vitit të Ri, ndonëse datat e festës janë në ditë vikendi, me datë 1 dhe 2 janar, sipas kalendarit të festave zyrtare, data e pushimit do të jetë të hënën dhe të martën.
Një praktikë e tillë është kritikuar vazhdimisht por për plotësim-ndryshim të dispozitës së ligjit, nga Sindikata e Pavarur e Administratës thonë se duhet të konsultohen ata dhe shoqëria civile. Ndonëse nuk janë shprehur kundër, ka thënë se Kosova duhet të marrë për bazë praktikat e Bashkimit Evropian.
Sindikata e Punëtorëve të Sektorit Privat ka kërkuar që ligji të respektohet njëjtë edhe për punonjësit e këtij sektori.
Ndërkohë që Qeveria e Kosovës thotë se do të mbështesë çfarëdo iniciative për ndryshimin e kësaj dispozite.