Flet babai i të miturit që u aksidentua në Sallagrazhdë, ku humbi jetën një 14-vjeçar

Mbrëmjen e së dielës ka ndodhur një vetaksident në Sallagrazhdë të Suharekës, si pasojë e së cilit humbi jetën një 14-vjeçar dhe u lënduan dy të tjerë të së njëjtës moshë.

Për Info Magazine, ka folur babai i njërit prej të lënduarve i cili tha se në momentin kur kishte ndodhur aksidenti nuk kishte qenë në shtëpi.

“Tani po e dimë qysh ka ndodh ky aksident se niherë nuk e kemi ditë, kam shku në Deçan për një defekt diçka të nxemjes, veç më kanë thirrë në telefon që diçka ka ndodhë kështu-kështu, kanë thirrë për së dyti, jo njo e ka humbë jetën, djali yt osht mirë. S’di qysh kam ardhë prej Deçanit, aq jam kanë i stresum”, ka thënë Ylber Beqiraj,babai i të aksidentuarit.

Ai tha se djali i tij nuk kishte ndodhur kurrë të dilte me veturë pa lejen e familjarëve.

“Ky s’ka ndodhë kurrë me dalë pa izë të familjes, veç kur e kanë pa të familjes në kamera që dul përpjetë edhe u kanë me grip dy ditë shtritë. Ka vozitë po kurrë pa prezencën e dikujt ka mujtë me shku deri në market, nuk ka dalë kështu pa prezencën e familjes, a pa e pytë të paktën mamin e vet se a të dal a diçka, atë ditë nuk e ka pytë kërkon, se kanë qenë te do kojshi këtu, veç kur e kanë pa vajzat tu dalë, po i kishin shkru ata, ai i ndjeri me këtë djalin e axhës t’vet”, ka vazhduar ai.

Ndërkaq shtoi se djali i tij tanimë gjendet në shtëpi dhe si pasojë e aksidentit ka marrë lëndime në gjoks.