Zgjedhjet e fundit lokale kanë konfirmuar kryetarin e kaluar edhe për një mandat, Bali Muharremajn.
Ky i fundit ka zgjedhur që nënkryetare të ketë Mihrije Berisha-Sukën edhe për një mandat.
TherandaPost ka siguruar emrat e drejtorëve, në mesin e të cilëve dy vijnë nga PDK.
Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit – Visar Kuçi
Drejtoria e Administratës – Kymete Bajraktari
Drejtoria e Arsimit – Remzi Bajselmani
Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport – Lorika Gashi
Drejtoria e Financave – Labinot Halitjaha (PDK)
Drejtoria e Bujqësisë – Ardian Kotorri
Drejtoria për Pronë dhe Kadastër – Armend Krasniqi (PDK)
Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale – Besa Kuçi
Drejtoria për Shërbime Publike, Mjedis dhe Emergjenca – Enver Shabani
Drejtoria e Inspeksionit – SKA EMER ENDE