Kolgeci: “Urime”, shoku i Ukë Bytyçit e solli PDK-në në pushtet në Suharekë

Asambleisti i LDK-së z.Selman Kolgeci, ka reaguar pas publikimit të emrave të drejtorëve, dhe zyrtarizimin e koalicionit me PDK-në:


“Urime”

Sot, për herë të parë në histori, erdhi në pushtet PDK-ja në Suharekë.
Këtë pushtet po i’a mundëson Bali Muharremaj, “shok” i të ndjerit Ukë Bytyçi.

Në përballjen e parë me datë 26.11.2021 pozitë-opozitë, doli në pah marrveshja e fshehtë para dhe pas zgjedhore që e kishte kryetari Muharremaj me oponent të PDK-së për përkrahjen e këtij të fundit në zgjedhje lokale në Suharekë, dhe padyshim se si rrjedhojë e këtyre marrëveshjeve sot, PDK-ja erdhi në pushtet në Suharekë.

PAN-i është gjallë në Suharekë!