Suharekë: Polici sulmohet me thikë në kokë derisa po arrestonte të dyshuarin për dhunë në familje

Prizren- Policia njofton se të hënën derisa zyrtarët policorë po tentonin ta arrestonin të dyshuarin B.K, për dhunë në familje, i njëjti nuk respektoi urdhrin e tyre dhe sulmoi me thikë ata, ku njëri prej policëve ka pësuar lëndime në regjionin e kokës.

Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi për medie nga Policia e Kosovës (PK), ku thuhet se rasti ka ndodhur mëngjesin e së hënës, kur policia në Suharekë ishte informuar për një rast të dhunës në famlje në fshatin Samadraxhë- Suharekë dhe kishin shkuar në vendin e ngjarjes, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Intervenimi i policisë ishte i menjëhershëm, mirëpo në momentin që kanë arritur në shtëpinë ku zhvillohej dhuna në familje, i dyshimti nuk e ka respektuar urdhrin dhe ka sulmuar zyrtarët policorë me një mjet të prehtë thikë që për pasojë njëri nga zyrtarët policor ka pësuar lëndime ne regjionin e kokës”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se zyrtarit policor i është dhënë ndihma e parë në vendin e ngjarjes, më pastaj është dërguar në spitalin rajonal në Prizren.Të ngjajshme

Arrestohet një person i kërkuar në Viti, dërgohet në vuajtje… 10 Jan, 2022, 11:07

Arrestohen dy vajza në Pejë nën dyshimin se sulmuan… 10 Jan, 2022, 10:43

Gjashtë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit,… 10 Jan, 2022, 10:20

“Mjeku kujdestar ka konstatuar se polici është jashtë rrezikut për jetë nga plaga e shkaktuar me thikë”, thuhet tutje në njoftim.

Sipas policisë, i dyshuari B.K, i lindur ne vitin 1981 është arrestuar nga policia dhe i njëjti konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë, pasi një rast të lëndimit të personit zyrtar e kishte kryer edhe më herët.

“Në lidhje me rastin është informuar prokuroi kujdestar i cili ka lëshuar aktvendim për ndalim në afat për 48 orë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në fund të njoftimit. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç, nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë më vendim të formës së prerë.