Dy persona dërgohen në emergjencë, pas aksidentit në Suharekë[VIDEO]

Sot rreth orës 15:23 ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Suharekë-Biraq.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.


Në aksident ishin të përfshirë një kamion dhe një automjet, ku përveç dëmeve materiale edhe dy persona kanë marrë lëndime.

Të njëjtit janë dërguar në emergjencën rajonale të Prizrenit.

Kurse me rastin po merren njësiti i trafikut rajonal në Prizren./Indeksonline/