Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në një fshat të Suharekës, që ka rezultuar me dy të arrestuar.
Dy të dyshuarit kanë përfunduar në prangat e Policisë pasi janë kapur me drogë.
Reklame
Kështu kanë bërë të ditur burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë dhe kanë njoftuar se të dyshuarit janë ndaluar.
Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë njoftuar se bëhet fjalë për fshatin Bukosh ku dy të dyshuarve u janë gjetur rreth 120 gramë dhe disa fara të kanabisit.
Të njëjta burime bëjnë me dije se pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar dy të arrestuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.