Mëngjesi i sotëm në Kosovë ka nisur me reshje bore, me ç’rast janë shkaktuar edhe bllokime të disa rrugëve në shumë pjesë të vendit, shkruan Gazeta Sinjali.Lidhur me gjendjen e rrugëve në Kosovë, Ministria e Punëve të Brendshme ka përditësuar të dhënat e fundit, ku tregon se në cilat pjesë janë rrugët e kalueshme dhe në cilat pjesë mund të kalohet vetëm me pajisje dimërore.Rrugët Gjilan-Muçibabë, Fushëpajtim-Glloboqicë, Pejë-Kullë, Prishtinë-Mutivodë, Mitrovicë-Bërnjak dhe Mitrovicë-Jarinje janë të kalueshme vetëm me pajisje dimërore