Ardian Shala: Qoftë i përjetshëm kujtimi për presidentin Historik dr. Ibrahim Rugova!

Dr.Ardian Shala, kryetar i degës së LDK-së në Suharekë përmes një postimi në facebook ka përkujtuar presidentin historik Dr.Ibrahim Rugova në 16 vjetorin e vdekjës së tij.

Postimi i plotë:
Nderim jetës dhe veprës së presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova në 16 vjetorin e shkuarjes së tij në amshim!

Uniteti i faktorit politik shqiptar në Kosovë, përballë momenteve vendimtare për interesat madhore;
formimi e forcimi i miqësisë me demokracitë e zhvilluara;
konsistenca politike dhe promovimi i institucionalizmit e demokracisë qenë tipare që e përcollën në çdo veprim politik presidentin Rugova!

Lidhja Demokratike e Kosovës si trashëgimtarja e vetme e filozofisë rugoviane, mbetet e vendosur ta qojë para projketin e tij politik.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për presidentin Historik dr. Ibrahim Rugova!