Raporti i Policis së Kosovës në 24 orët e fundit, ka parqitur vjedhje dhe nje dhunë në familje, dy të dyshuarit jan zënë në flagranc, dhe me vendim të prokurorit këta të fundit jan ndaluar për 48 ore.

Dje rreth ores 13:30, është arrestuar  i dyshuari   mashkull  kosovar, i moshës së mitur, i cili ka pranuar se duke përdorur forcë i ka marrë dhunshëm 15 euro viktimës mashkull  kosovar.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në rrugen “Hajdin Berisha”, në Suharekë, rreth ores 17:25,  është arrestuar  i dyshuari  mashkull kosovar, i moshës së mitur  i cili  kishte vjedh 200 euro,  pronë e  viktimës mashkull  kosovar.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje .

Po ashtu dje rreth ores 17:45, ka ndodhur një dhunë në familje, ankuesja femër kosovare, ka njoftuar se e dyshuara femër kosovare në vazhdimësi i bënë presion që të dal nga shtëpia.  Lidhur me rastin janë intervistuar të dy palët . Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

D Channel.net 

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT