Zhelko Razhnatoviç, i njohur si Arkan, ishte krimineli serb që së bashku me Njësitin e tij kishin kryer krimin ndaj familjes Jashari. Kështu ka deklaruar, ish-kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, me rastin e 24 vjetorit të sulmit të dytë nga forcat serbe në Prekaz.

“Një sulm që është bërë në mënyrë tinëzarë pas syfyrit të asaj kohe, ku në shtëpi atë nate kanë qëlluar gjyshi me fëmijët, të cilët ishin më i madhi fëmijë, djali i dytë i axhës Adem, Fitimi, pastaj më të vegjël se ai, Besim, Kushtrim, Igballe e Blerim dhe babai Hamza në shtëpinë e fjetjes me gratë e vajzat dhe fëmijët tjerë.
Që bën një rezistencë afërsisht 45 minuta ku i zmbrapsen ato forca atë njësi elite, se sipas informacionit flitet që ka qenë vetë Arkani me njësitin e tij. Axhë Ademi nuk ka qenë në shtëpi atë ditë, me të dëgjuar të shtënat ka ardhur në shtëpi me shokët e tjerë, por që sulmi kishte përfunduar dhe kanë vazhduar jetën e tyre”, ka deklaruar ai.


Kujtojmë se krimineli serb, Arkan u vra në janar të 2000-së, para se gjyqi i tij mund të mbahej. /Indeksonline/

