“Do ju ftoj në dasmë kur të martohem me sheikun”, Kejvina Kthella reagon sërish për çështjen e Dubait

Në shtëpinë e Big Brother VIP është zhvilluar një debat pas ‘lojës së sekreteve’, ku një nga banorët kishte rrëfyer një sekret që lidhej me një vizitë të saj në Dubai.

Kjo banore ka qenë Monika, e cila në biseda e sipër ka provokuar banoret Einxhel dhe Egzona, duke i thënë kësaj të fundit se “kosovarët shkojnë shumë në Dubai”.

Por duket se të pakënaqura nga ajo që është diskutuar kanë ngelur dy bukuroshet e njohura shqiptare, Arta Nitaj dhe Kejvina Kthella, të cilat e vizitojnë shumë shpesh Dubain.

Ka qenë fillimisht Kejvina, ajo e cila ka publikuar një fotografi nga Dubai në InstaStory, të cilën e ka shoqëruar me mbishkrimin “Në Dubai pra”.

Ky postim i ka rënë në sy Arta Nitajt, e cila e ka shpërndarë edhe ajo në llogarinë e saj.

Këto postime duket se vijnë si ironi mbi temën e diskutuar në Big Brother VIP.

Në anën tjetër, Kejvina nuk është ndalur me kaq pasi ajo ka publikuar edhe një mesazh ofendues që ka marrë për të dhe për Artën nga një ndjekës.

E njëjta më pas për ta vazhduar ironinë, ka publikuar edhe një tjetër shkrim në InstaStory, ku ka theksuar se ata që i bëjnë komplimente dhe komente pozitive “do t’i ftoj në dasmë kur të martohet me sheikun”.