Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka pritur sot në takim ministrin e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqin.
Së bashku kanë diskutuar mbi mundësinë e bashkëpunimit në projekte të ardhshme.
“Unë jam shprehur i gatshëm të realizojmë projekte të cilat janë në shërbim të qytetarëve” ka shkruar në Facebook Muharremaj, pas takimit.