Mimoza Bajraktari jep betimin si asambleiste
Mimoza Bajraktari ka dhënë betimin zyrtar në Asamblenë Komunale të Komunës së Suharekës, si asambleiste nga radhët e AAK-së.
Ajo është shprehur falenderuese për secilin votues që e ka votuar.
“Unë do të jem në shërbim të qytetarëve pa dallim, për të adresuar secilin shqetësim dhe propozim që konsiderohet i rëndësishëm për të mirën dhe interesin publik.Natyrisht që besoj, se Kryetari Bali Muharremaj është gjithmonë në shërbim të qytetarëve, ku në të ardhmen na presin shumë sfida e punë që e konkretizojnë zhvillimim e Komunës së Suharekës në shumë sfera.”- ka shkruar më tej në llogarinë e saj në facebook.