Bajselmani tregon gjendjen e Shkollave në komunën e Suharekës

Drejtori i Arsimit në Komunën e Suharekës z.Remzi Bajselmani, sot ka vizituar disa shkolla për të parë nga afër se si po zhvillohet procesi mësimor në këto shkolla. 
Pas vizitës që ka pasur në:– Shfmu” Bajram Curri” në Nishor– Shfmu” Hasan Prishtina” në Semetisht– Shfmu” Dëshmorët e Tivarit” në Peqan– Shfmu” Xhavit Sylaj” në Sllapuzhan– Shfmu” Dëshmorët e Greikocit” në Greikoc– Shfmu” Besim Ndrecaj” në MaqitevëDrejtori i Arsimit në Komunën e Suharekës z.Remzi Bajselmani, theksoj se:“Procesi mësimor zhvillohet në kushte të mira dhe të gjitha me skenarin A. Nga deklarimet e drejtorëve, vetëm një nxënës dhe dy mësimdhënës janë të infektuar në këto gjashtë shkolla.

Po ashtu Drejtori Bjaselmani ka takuar  menaxhmentet e shkollave dhe mësimdhënës, drjetori Bjasekmani ka biseduar për zhvillimin e procesit mësimor në këto shkolla, por edhe për vështirësitë dhe sfidat me të cilat janë ballafaquar gjatë pandemisë, e të cilat mbeten sfiduese edhe për këtë vit shkollor.