Grupi i Grave Asambleiste të Kuvendit Komunal të Suharekës, sot kanë mbajtur takimin e parë, ku dhe i kanë zgjedhur organet udhëheqëse të tyre.
Pas fjalimit hyrës të takimit nga nënkryetarja e Komunës znj.Mihrije Suka dhe zyrtares për barazi gjinore të Komunës së Suharekës znj.Habibe Bytyqi, zonjat asambleiste filluan me propozimet e tyre për pozitat e kryetares dhe nënkryetares të Grupit të Grave Asambleiste.
Znj.Laureta Tafaj, e ka propozuar znj.Sanie Kuqi-Rexhepaj, për kryetare të Grupit të Grave në Asamble, ku u si propozim u hodh për votim dhe me vota unanime znj.Kuqi-Rexhepaj zgjedhet kryetare e Grupit të Grave Asambleiste.
Ndësa, znj.Saranda Bajraktari, e ka propozuar për nënkryetare znj.Doruntina Zenelaj, e cila u votua edhe kjo me vota unanime.
Nënkryetarja znj.Suka, të dyja zonjave të zgjedhura i’u ka uruar punë të mbarë dhe suksese në punën e tyre në të mirë jo vetëm të femrave asambleiste por në të mirë të të gjitha femrave në territorin e Komunës së Suharekës dhe i’u ka ofruar bashkëpunim në të gjitha aspektet.
D Channel.net