hërbimi Korrektues i Kosovës sot njoftoi se një i burgosur i moshës 47-vjeçare ka ndërruar jetë në Klinikën Infektive të ShSKUK-së. Sinjali mëson se bëhet fjalë për Afrim Sereniqin.
Në njoftimin e ShKK-së, thuhej se Sereniqi vuante nga sëmundja e rëndë dhe e pakthyeshme e mëlqisë, me çrregullime të organeve tjera dhe amputim të këmbës së majtë.
Mirëpo, Sinjali mëson se Sereniqi vuante nga sëmundja e njohur si cirroza e mëlqisë dhe ishte i infektuar me COVID-19, ndonëse ka qenë i vaksinuar me dy doza.
Ndaj Sereniqit në shqyrtim ishte një kërkesë për pezullim të dënimit, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, mirëpo ai nuk arriti ta presë vendimin e kësaj kërkese.
Sereniqi ka qenë duke e mbajtur dënimin në Qendrën Korrektuese të Dubravës, pasi ishte i dënuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhje të rëndë”.