Kryetari Muharremaj tregon çfarë ka në plan të bëjë me Suharekën

Kryetari i komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj përmes një postimi në facebook ka falënderuar një qytetar i cili në mënyrë vullnetare ka pastruar rrugën Mohlan – Papaz.

Muharremaj ka shtuar se së bashku me qytetarët e kanë vendosur që ta mbajnë të pastër çdo vendbanim në komunën e Suharekës.


Postimi i plotë:

E kemi vendosur 👊
Asnjë zonë e hapsirave publike, në Komunën e Suharekës nuk do të mbetet me mbeturina.

Me vullnet dhe gadishmëri, e kanë vendosur qytetarët kudo në secilin cep të komunës tonë.

Kjo zonë ( Rruga Mohlan- Papaz)e pastruar që po e shihni në fotografi tani, është realizuar vullnetarisht nga Zeqir Kokollari të cilin e falenderoj.

Bashkë kemi me realizu Suharekën e gjelbërt dhe të pastër. ✅👏🌿🌲☘️

Bali Muharremaj