Prishtina e ka nisur me humbje stinorin pranveror, pasi është mposhtur 2-1 në udhëtim te Malisheva në kuadër të javës së 19-të në BKT Superligën e Kosovës.
Pas ndeshjes, trajneri i bardhëkaltërve – Abdulah Ibrakovic ka thënë se ata kishin rastet e tyre, mirëpo malishevasit ishin agresivë.
“Loja ka qenë defensive, Malisheva ka qenë shumë agresive dhe erdhi deri te kjo që ndodhi sot. Nuk luhet loja me emra, por luhet me fitua duelin” – deklaroi trajneri i Prishtinës.
Edhe me ketë humbje, Prishtina po vazhdon te mbetet mbrapa në garën për titull.
Aktualisht, Prishtina renditet në pozitën e pestë me 24 pikë, kurse Malisheva renditet në pozitën e shtatë me 22 sosh.
Në ndeshjen e ardhshme, malishevasit luajnë në udhëtim te Ulpiana, ndërsa Prishtina e pret në shtëpi Ballkanin.