137 ushtarë dhe qytetarë ukrainas u vranë në ditën e parë të luftimeve mes Rusisë dhe Ukrainës. Lajmi është bërë zyrtarisht i ditur nga zyra e Presidentit ukrainas.
“Dhe beteja 20-orëshe kundër një shteti të fuqishëm tregoi se ata patën sukses”, tha Presidenti i Ukrainës, Zelenski, i cili shtoi gjithashtu se 316 persona janë plagosur.
Reklame
Ndërsa Ministria ukrainase e Shëndetësisë kishte bërë të ditur më herët se 57 civilë u vranë nga bombardimet ruse dhe 169 të tjerë u plagosën.
Rusia nisi sulmin ndaj Ukrainës në 3 fronte; nga Veriu, Jugu dhe Lindja.