Interesante – Drejtori i Kadastrit në Suharekë, ka një pyetje direkte për presidentin Biden

Drejtori i pronës dhe kadastrit në komunën e Suharekës z.Armend Krasniqi i cili vie nga radhët e PDK-së, përmes një postimi në facebook ka ironizuar me luftën në Ukrainë, duke supozuar se pas përfundimit të luftës presidenti i i Ukrainës Volodymyr Zelensky duhet të arrestohet dhe të gjykohet për krime lufte.

Krasniqi ka etiketuar profilin zyrtar të ish presidentit Thaçi duke aluduar se e njëjta gjë ka ndodhur edhe me ish udhëheqsin e UÇK-së z.Thaçi.

Krasniqi ka etiketuar edhe presidentin e ShBA-së Joe Biden, duke kërkuar edhe mendimin e tij.

Ja postimi i plotë:

“Pas perfundimit te luftes, lider i luftes Presideti Ukrainas Zelensky, duhet te arrestohet dhe te gjykohet per krime qe po i ben!

Te njejten gje po e perjeton Hashim Thaçi.

A eshte qeshtu Joe Biden?”