Çmimi derivateve në Kosovë do të arrijë deri 1 euro e 60 centë

Agresioni rus në Ukrainë ka pasur ndikim të menjëhershëm në tregjet ndërkombëtare. Një krizë e tillë pashmangshëm ka goditur edhe ekonominë e Kosovës duke sjellë shtrenjtim të produkteve të ndryshme. Ekspertët presin përshkallëzim negativ ekonomik, ndërsa qytetarët ankohen për çmime të larta. Prej ditës së djeshme, çmimet e derivateve në vend janë ngritur për 0.6 centë në litër.