Zelensky ua rrit rrogën ushtarëve ukrainas në 3 mijë euro, paga e tij është 832 euro

Presidenti i Ukrianës, Volodymir Zelensky, ka njoftuar se do ua rrisë rrogat ushtarëve ukrainas në 3 mijë euro në muaj, duke thënë se po e bën këtë për t’ua bërë me dije se sa populli ukrainas u janë mirënjohës atyre.

“Duhet ta kuptojmë se për momentin gjëja më e rëndësishme është të jesh një ushtar, që të mbrojmë shtetin, dhe për këtë dua që ata të paguhen siç duhet për këtë punë.

Ne do të paguajmë ushtarët tanë të armatosur deri në 3 mijë euro në muaj. Nuk po e bëj këtë që të dëgjoj falënderime nga ata, por që t’ua bëj me dije se kombi u është mirënjohës atyre”, tha presidenti ukrainas në adresimin e tij.

“Dhe kështu do të jetë deri në fund të luftës. Rroftë Ukraina!”.