Presidenti i Brazilit tallet me Zelenskyn: Ukrainasit po i mbajnë shpresat te një komedian

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro është tallur me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky duke thënë se ukrainasit po i mbajnë shpresat e tyre te një komedian.

Bolsonaro ka refuzuar të dënojë pushtimin e Rusisë dhe të dielën tha se Brazili do të qëndrojë “neutral” në konflikt, duke shtuar se Brazili dhe Rusia janë “praktikisht kombe vëllezër”, raporton BBC.

Ne nuk do të mbajmë anë, ne do të vazhdojmë të jemi neutralë dhe do të ndihmojmë me çdo gjë që është e mundur”,tha Bolsonaro. “Një pjesë e madhe e popullsisë së Ukrainës flet rusisht.”

Ai pretendoi se zhvilloi gjithashtu një diskutim dy orësh me Putinin të dielën, por ministria e jashtme e vendit më vonë sqaroi se ai i referohej vizitës së tij në Moskë në fillim të këtij muaji.