13 ushtarët ukrainas që shanë anijen luftarake ruse në Ishullin e Gjarpërinjve, raportohet se nuk janë vrarë, thotë marina ukrainase.
Ata thonë se u kapën robër nga pushtuesit rusë.
“Ne jemi shumë të lumtur që mësojmë se vëllezërit tanë janë gjallë dhe shëndoshë”, shkroi marina ukrainase.
Kujtojmë se ditën e parë kur forcat ruse shkelen tokën ukrainase, BBC raportoi se një anije luftarake ruse varu 13 ushtarë të Ukrainës në Ishullin e Gjarpërinjve.
13 ushtarët ukrainas shanë anijen ruse, teksa iu bë thirrje që të dorëzohen, dhe pas kësaj u shkëput çdo kontakt me ta.