SuharekaExpress më parë raportoi për një aksident trafiku në Suharekë.
Si pasojë e këtij aksidenti dy persona kanë marrë lëndime trupore.
Kështu ka njoftuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
Gashi tha se deri tek aksidenti mes dy veturave dyshohet se ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë.
Ai theksoi se po ashtu dyshohet se njëri nga shoferët ishte nën ndikimin e alkoolit por se mbetet të zhvillohen hetimet për të parë rrethanat që ka çuar deri tek ky aksident.