Çmimet e derivateve në Kosovë pritet të rriten edhe më shumë ditëve në vijim. Në disa pompa dje çmimi i dizelit e ka kaluar shifrën e 1.40 euro për litër.

Rritja pritet të ndjehet që nga sot. Një pompë derivatesh ka njoftuar për Indeksonline se nga sot çmimi i dizelit do të variojë nga 1.50 deri në 1.55 për litër. “Furnitori na e ka rritur ndjeshëm çmimin. Dizeli aktualisht në bursë është 35 dollarë, ndërsa benzina në plus 60 dollarë.

Reklame

Nga sot dizeli do të jetë nga 1.50 deri në 1.55”, ka thënë pronari i një pompe derivatesh në Pejë.

Me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve nga lëvizjet e mëdha të çmimeve dhe eliminimit të çrregullimeve në treg me naftë dhe derivate të naftës në Republikën e Kosovës, Qeveria mori vendim sot që të përcaktojë çmimet shitëse maksimale/marzhat tregtare me shumicë dhe pakicë.

Mbetet të shihet se sa do të ndikojë ky vendim në rritjen e çmimeve të derivateve në vend./Indeksonline/

TE FUNDIT