Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Halit Buqa, i është përgjigjur pozitivisht thirrjes së kryeministrit, Albin Kurti, për të kontribuar në Fondin e Sigurisë, të themeluar sot, shkruan IndeksOnline.
Buqa, i cili punon aktualisht në Komunën e Suharekës, ka thënë se do të dhuroj një pagë mujore për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Postimi:
Mos pyet çfarë bëri vendi yt për ty, por çfarë bëre ti për vendin tënd!
John F. Kennedy!
Si veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me kënaqësi ndaj një pagë mujore për sigurinë dhe të ardhmen e vendit tim!
Na prift e mbara!