Çfarë ka ndodhur gjatë natës në Ukrainë

Në Ukrainë është zbardhur mëngjesi pas një nate ku trupat ruse përparuan në dy qytetet kryesore Kharkiv dhe Kiev, derisa në an♪7t tjetër presidenti amerikan, Joe Biden ia kushtoi një fjalim situatës në Ukrainë. 

Por çfarë ka ndodhur gjatë natës në Ukrainë?

  • Trupat ruse kanë rënë me parashutë në Kharkiv, duke shtuar një sulm ndaj qytetit të dytë më të madh të Ukrainës, i cili pa dhjetëra vrasje civile në bombardimet dje.
  • Qyteti më i vogël jugor Kherson ka rënë gjithashtu në duart e forcave ruse, thonë zyrtarët lokalë ukrainas.
  • Presidenti amerikan Joe Biden ka ndaluar aeroplanët rusë të hyjnë në hapësirën ajrore të Amerikës
  • Në fjalimin e tij për gjendjen, presidenti amerikan tha: “Putini mund të rrethojë Kievin me tanke, por ai kurrë nuk do të fitojë zemrat dhe e popullit ukrainas”.
  • Ambasadorja e Ukrainës në SHBA u duartrokit në këmbë. Oksana Markarova ka bërë të ditur informacione thelbësore për ligjvënësit amerikanë këtë javë – duke përfshirë pretendimin se Rusia ka përdorur armë të ndaluara vakum në luftë
  • Më shumë se 600,000 njerëz janë larguar nga Ukraina deri më tani, thotë OKB
  • Boeing dhe ExxonMobil u bënë kompanitë e fundit perëndimore që ndërprenë lidhjet me Rusinë
  • Ndërkohë, kombi i Bjellorusisë, një aleat rus, ka dyfishuar trupat e tij në kufirin verior të Ukrainës.