Tre çelësat e nevojshëm për lëshimin e raketave atomike ruse janë në duart e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, Gjeneralit dhe ministrit të Mbrojtjes, Sergei Shoigu dhe shefit të përbashkët të shtabit.
Presidenti Putin, nuk mundet i vetëm të aktivizojë një armë bërthamore, pasi që në duart e tij ka vetëm një nga çelësat.
Corriere.it raporton se është vetë Shoigu ai që ka kodin e dytë bërthamor të nevojshëm për lëshimin e raketave atomike ruse.
I lindur dhe i rritur në BRSS, Sergei Shoigu është mësuar gjithmonë të kënaqë vullnetin e atyre që komandojnë.
Ai vjen nga republika autonome e Tuvas nga një familje e përzier, babai i fisit indigjen turk dhe nëna ukrainase. Pas një karriere në Partinë Komuniste me presidentin Jelcin, u bë Ministër i Mbrojtjes Civile.
Shoigu është sigurisht bashkëpunëtori më besnik i Vladimir Putinit.
Ai u promovua në mbrojtje në vitin 2012 kur Putin u kthye në presidencë dhe që atëherë ai nuk ka lëvizur.