Një shkollë në Kharkiv është goditur nga një raketë ruse pasditen e sotme. Kështu kanë njoftuar zyrtarët ukrainas.
Fotografitë e shpërndara në internet tregojnë një vrimë të hapur nga raketa dhe bankat e shkollës të mbuluara nga pluhuri, transmeton IndeksOnline.
Më parë, zëvendësguvernatori rajonal i Kharkiv tha se një raketë kishte goditur ndërtesën e këshillit lokal.
Qyteti, i cili është nën zjarr të fortë, është afër kufirit ukrainas me Rusinë dhe një objektiv kyç për Vladimir Putin./IndeksOnline/