Çka po ndodh në Ukrainë? Inteligjenca britanike publikon raportin e fundit

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka bërë të ditur se avancimi rus në Kiev është ka hasur në rezistencë të fortë ukrainase, prishje mekanike dhe bllokim, duke mbetur kështu më shumë se 30 kilometra larg nga qendra e qytetit.

Sipas raportit të fundit të inteligjencës, pavarësisht granatimeve të rënda ruse, qytetet Kharkiv, Chernihiv dhe Mariupol mbetën nën kontrollin e Ukrainës, raporton The Guardian – transmeton Gazeta Sinjali.

Raportohet se disa forca ruse kanë hyrë në qytetin e Khersonit, por situata ushtarake mbetet e paqartë.

Raporti i inteligjencës shtoi se Ministria ruse e Mbrojtjes ka qenë e detyruar të pranojë se 498 ushtarë rusë janë vrarë tashmë dhe 1,597 janë plagosur në luftë me Ukrainën, duke shtuar se numri aktual i të vrarëve dhe të plagosurve do të vazhdojë të rritet.