Dikur në NBA, sot zyrtarizohet te skuadra kosovare

Basketbollisti amerikan me përvojë në disa liga të forta evropiane dhe së fundi latino-amerikane, Rodney Purvis, është lojtar i ri i Trepçës.

Klubi mitrovicas para pak çastesh ka zyrtarizuar sigurimin e lojtarit, që luan në pozitat 1-2, ndërsa Purvis 29-vjeçar së fundi ka qenë pjesë e ekipit Hebraica në Uruguaj, ku ka luajtur me mesatare prej 9.8 pikësh për ndeshje, 3 kërcimeve dhe 3.2 asistimeve.

Ai ka qenë pjesë e ekipit të NBA, Orlando Magic, ndërsa më pas ka kaluar në ekipet e forta evropiane si Hapoel Tel Aviv, Pallacanestro Cantu, Bergamo Basket e edhe në kampionatin ukrainas për Cherkaski Mavpy.