Interesim shumë i madh për serialin ku luan Zelensky

Shtete të ndryshme të botës kanë nisur të blejnë të drejtat e transmetimit të serialit “Shërbëtori i Popullit” në të cilin ka luajtur presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Ish-aktori dhe komediani Zelensky, në vitin 2015 ka luajtur në këtë serial rolin e një mësuesi të shkollës së mesme, të shtyrë drejt presidencës pasi videoja e një studenti në të cilin denonconte korrupsionin në Ukrainë u bë virale.

Më pas ai nis të drejtojë vendin duke vazhduar jetën normale dhe shmangur përfitimet e të qenit lider.

Interesi për këtë serial ka arritur kulmin kur Rusia sulmoi Ukrainën dhe Zelensky vendosi të mos largohej por të qëndrojë krah popullit të tij.

Zelensky është parë si hero në sytë e njerëzve, teksa ka vendosur t’i rezistojë sulmeve ruse.

Partneri menaxhues i studios krijuese ka zbuluar se shitjet janë rritur shumë ditët e fundit. Ai e ka cilësuar interesin për këtë serial si të jashtëzakonshëm.