Qeveria e Federatës Ruse ka miratuar të hënën një listë të shteteve dhe territoreve të huaja që sipas saj kryejnë veprime jomiqësore kundër Rusisë, kompanive dhe qytetarëve të saj.
Lista përfshin Shqipërinë, Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë, shtetet e BE-së, MB (përfshirë Jersey, Anguilla, Ishujt e Virgjër Britanikë, Gjibraltar), Ukrainën, Malin e Zi, Zvicrën, Andorrën, Islandën, Lihtenshtajnin, Monakon, Norvegjinë, San Marino, Maqedonia e Veriut, dhe gjithashtu Japonia, Koreja e Jugut, Australia, Mikronezia, Zelanda e Re, Singapori dhe Tajvani.
Sipas agjencisë Tass, vendet dhe territoret e përmendura në listë vendosën ose iu bashkuan sanksioneve kundër Rusisë pas fillimit të sulmeve në Ukrainë
Madje, Rusia ka vendosur që të marrë masa kundër këtyre shteteve. Qeveria vuri në dukje se sipas këtij dekreti, qytetarët dhe kompanitë ruse, vetë shteti, rajonet dhe bashkitë e tij që kanë detyrime valutore ndaj kreditorëve të huaj nga lista e vendeve jomiqësore do të jenë në gjendje t’i paguajnë ato në rubla. Procedura e re e përkohshme zbatohet për pagesat që kalojnë 10 milionë rubla në muaj (ose një shumë të ngjashme në valutë të huaj).