Takim konsultativ me psikologet e shkollave
Drejtori i Arsimit z.Remzi Bajselmani, ka pritur në takim disa psikologe të shkollave të komunës sonë.
Takimi ka qenë konsultativ për të parë ecurinë e punës së psikolegëve nëpër shkolla, me synim avansimin e punës së tyre e cila punë është shumë e rëndësishme.
Drejtori Bajselmani gjatë bashkëbisedimit me të pranishmet, ka thëne se ne si Komunë e posaqërisht si DKA jemi të vendosur që t’ju qëndrojmë pranë për t’a mbështetur punën tuaj fisnike.
Psikologet e pranishme të takimit e kanë falënderuar drejtorin dhe DKA-në, për përkrahjen e vazhdueshme./Zyra për Informim Komuna Suharekë