Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur për një raste të dhunës në familje dhe dy kanosje në Suharekë.
“Në 13:00 është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij viktimës femër kosovare (e mitur). Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Po ashtu kan raportuar edhe dy raste të kanosjes:
“11:40. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se është kanosur nga tre të dyshuarit meshkuj kosovarë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.
“18:40. Ankuesit meshkuj kosovarë (babë e birë) kanë informuar se janë kanosur nga dy persona të pa njohur. Rasti është duke u hetuar.