Dhunë në familje dhe kanosje në Suharekë

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur për një raste të dhunës në familje dhe dy kanosje në Suharekë.

“Në 13:00 është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull  kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij viktimës femër  kosovare (e mitur). Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Po ashtu kan raportuar edhe dy raste të kanosjes:

11:40. Ankuesi mashkull  kosovar  ka informuar se është kanosur nga tre të dyshuarit meshkuj  kosovarë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

18:40. Ankuesit meshkuj  kosovarë (babë e birë) kanë informuar se janë kanosur nga dy persona të pa njohur. Rasti është duke u hetuar.