PARALAJMËRON KURTI: BUJQIT DO TA MARRIN NJË LAJM TË MIRË

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e qeverisë ka njoftuar se sot pasdite buqit kosovarë do ta marrin një lajm të mirë.


Kurti nuk ka dhënë detaje për vendimin por vetëm ka paralajmëruar se sot bashkë me ministrit e Bujqësisë, Faton Peci do tu drejtohen bujqve.

“Sot pasdite bashkë me ministrin Peci do të bëjmë një njoftim shumë të rëndësishëm për bujqit tanë”, ka thënë kryeministri.