Malisheva ia gjen ilaçin Ilir Dajës, bëhet “llugë” Superliga

Malisheva i ka shkaktuar humbjen e parë Ballkanit nën drejtimin e Ilir Dajës. Skuadra e Arsim Thaçit ka arritur fitore me rezultat 2-0. Të dy golat u shënuan në pjesën e parë me anë të Pefqeli dhe Pira. 

Me këtë fitore, Malisheva bën një hap të madh në luftën për mbijetesë. Humbja e Ballkanit është një shans i mirë për dy skuadrat gjilanase që të afrohen drejt kreut. 

Prishtina ka arritur fitore të pritshme në udhëtim te Ferronikeli. John, Krasniqi e Sulley shënuan për fitoren e harruar të kryeqytetasve. 

Derbi i skuadrave që po luftojnë për mbijetesë i luajtur mes Ulpianës e Dukagjinit ka përfunduar në barazim 1-1. Basri ka realizuar për vendasit, ndërsa Shala për klinasit./Indeksonline/