Njëri nga lojtarët kryesor të Malishevës, Labinot Ibrahimi ka pësuar lëndim të rëndë në ndeshjen ndaj Ballkanit. 

Futbollisti nga Lipjani është transferuar me autoambulancë në QKUK ku po i nënshtrohet ekzaminimeve të reja.

Reklame

“Mbrojtësi ynë Labinot Ibrahimi kah fundi i ndeshjes pati një lëndim të rëndë dhe është larguar jashtë fushës me autoambulancë, më pas u dërgua në qendrën spitalore në Prishtinë për ekzaminim të mëtejmë.
Shërim sa më të shpejtë Labi, presim të na kthehesh edhe më i fortë” thuhet në njoftimin e Malishevës./Indeksonline/

TE FUNDIT