“Një aksion në Al Petrol, Hib Petrol e Ex-Fix i rahaton mashtruesit”

Gazetari i Ekonomisë, Zekirija Shabani, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar rreth aksionit të Inspektoratit të tregut ndaj bizneseve që kanë bërë mashtrime duke ngritur çmimet.

Sipas tij edhe kompanitë e derivateve si Al-Petroll, HIB Petroll, Exfis, duhet të kontrollohen dhe të merret aksion ndaj tyre, pasi kanë mashtruar me çmime.

“Edhe nje aksion ne Al-Petroll, HIB Petroll, Exfis e do kompani tjera te naftes i kish rahatu mashtruesit me cmime”, ka shkruar ai.