Një person është goditur nga vetura në fshatin Harilaq të Fushë Kosovës.

Indeksonline ka siguruar pamjet ku shihet automjeti me shpejtësi të madhe, i cili godet një person.

Reklame

Lidhur me rastin, është deklaruar edhe Policia e Kosovës.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që me veturë ka goditur këmbësoren, femër shtetase siriane. Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori i shtetit dhe një ekip mjekësor.  Mjeku përgjegjës ka konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”.

Më poshtë, video:

TE FUNDIT