Fenomeni i rritjes së çmimeve ka prekur edhe meraklit e makiatove kohëve të fundit në Suharekë.
Rritja e çmimit të kafes, çajit, birrës dhe pijeve tjera në mënyrë organizuar nga gastronomët e Suharekës po del të jetë i pasuksesshëm, tanimë disa nga kafiterit në qytet kanë kthyer çmimet e më parshme, kafe 0.50€, çaj 0.50€, birra Peja 1€ etj.
Portali Lokal Suhareka News ka njoftuar se është informuar nga disa gastronomë se çmimet janë kthyer si më herët.