Ekskluzive: Tensione në koalicionin qeveritar, Kurti i kërkon dorëheqjen Gërvalles

Kryediplomatja Donika Gervalla është përballur me muaj të tërë me presionin e kryeministrit Albin Kurti për dorëheqje. Nuk ka pranuar ta bëjë këtë. Mirëpo, situata tensionuese mes tyre është duke vazhduar, shkruan Insajderi.

Gazeta Insajderi merr vesh se Kurti i ka bërë një propozim tjetër kryediplomates dhe partisë se saj.

Albin Kruti i ka ofruar Listës Guxo që Donika Gëevalla të mbetët vetëm në postin e zëvendëskryeministres dhe  të largohet nga posti i Ministres se Jashtme pas një procesi te riformatimit brenda Qeverisë.

“Kjo do te nënkuptonte largimin e Gërvalles për arsye te një procesi riformartimi të Qeverisë me marrëveshje mes palëve, e jo shkarkim për shkak të përfshirjes se Gervalles në skandalet e një pas njëshme”, i ka thënë Insajderit një zyrtar qeveritar në kushte anonimiteti.

Nuk ka ende një përgjigje të prerë nga ana e Gërvalles e partisë së saj për propozimin e Kurtit për dorëheqje me marrëveshje.

Kryediplomatja Gërvalla ka qenë e përfshirë vazhdimisht në skandale. I fundit ishte skandali në konsullatën e Kosovës në Hamburg.

Për këtë skandal, Insajderi kishte raportuar ekskluzivisht.

Në 14 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës,  ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ishte në vizitë tek Konsullata e Përgjithshme në Hamburg. Por, në vend të organizatorëve ‘kapadaia’ e vërtetë ishte vet Gërvalla, pasi kërkoi që gjithçka të shkonte sipas planit të saj.

Kjo nuk u pëlqye nga konsulli i Përgjithshëm në ikje, Gramos Begolli i cili më pas kishte dërguar edhe një email tek kryeministri, Albin Kurti dhe tek kryekuvendari, Glauk Konjufca ku tregonte për shqetësimin e tij ndaj veprimeve të Gërvallës.

Ministrja fillimisht nuk e kishte lajmëruar pjesëmarrjen e saj në takim dhe gjithashtu  në ftesën dhe programin e përgatitur nga Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Hamburg, nuk figuron fare emri i ministres, e as i mikut të saj, Muhamet Idrizi, kryetari i shoqatës “Oda” në Hamburg i cili erdhi me ministren.

Gazeta Insajderi në një intervistë ekskluzive me konsullin Gramos Begolli kishte sjellur detajet në lidhje me skandalin e ministres Gërvalla.