Modelja shqiptare i bën kërkesën e papritur miliarderit të famshëm

Kejvina Kthella është një ndër modelet shqiptare më të komentuara. Ajo është mjaft aktive në rrjete sociale ku ndan me ndjekësit momente nga përditshmëria e saj. 

Së fundmi, modelja ka ndarë disa fotografi ku shfaqet e veshur me një fustan të bardhë.

Kejvina duket në super formë por ajo që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve ka qenë mbishkrimi me të cilin ka shoqëruar fotot. 

“Martohemi bashkë???”, ka shkruar me humor Kejvina, teksa ka etiketuar edhe miliarderin e njohur, Elon Musk.

https://www.instagram.com/p/CbBCz_XAGhM/?utm_source=ig_embed&ig_rid=cf5815f2-c342-477f-8f17-45bd6874fe30&ig_mid=164AC00B-1965-4AD4-9818-96324BACA5DA