Një 28-vjeçar me inicialet A.A. është gjetur pa shenja jete sot në fshatin Duhël të Suharekës. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
Gashi tha se rasti është iniciuar si “vdekje e dyshimtë” dhe tashmë kanë nisur hetimet nga Prokuroria dhe Policia.
“Prokuroria dhe Policia kanë nisur hetimet për një vdekje të dyshimtë në Duhël të Suharekës. Bëhet fjalë për një 28-vjeçar i cili është gjetur pa shenja jete.“
Gashi njoftoi se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe hetuesit janë duke u marrë me rastin. Është faza fillestare e hetimeve dhe jemi në pritje”, tha Gashi