Komuna Suharekë: Bizneseve, paguani taksën ose i’u dërgojm te përmbaruesi

DREJTORIA PËR EKONOMI,BUXHET DHE FINANCA
SEKTORI I FINANCAVE
Sektori i financave në Komunën e Suharekës në bazë të rregulloreve në fuqi, ka ngarkuar me taksën në aktivitet (taksën komunale) , rentën dhe qeranë në të gjitha bizneset në Komunën e Suharekës për vitin 2022.


Të gjitha faturat për taksën në aktivitet apo (taksën komunale), rentën dhe qeranë në Komunën e Suharekës për biznese janë shpërndarë nga Posta e Kosovës me kontraktim nga Komuna e Suharekës , në faturë është ngarkesa për 2022 dhe borxhet e mbetura të viteve paraprake për ata që nuk kanë kryer obligimet.


Andaj ne si Komunë dhe konkretisht Drejtoria e ekonomisë, financave dhe buxhetit jemi të thirrur, në bazë të ligjeve dhe rregullave në fuqi të ju informojmë lidhur me tatimet, obligimet, ngarkesat por edhe ankesat e kërkesat si dhe procedurat në drejtorinë tonë, në Komunën e Suharekës.


Kërkojmë nga bizneset të paguani obligimet tatimore sepse nëse një subjekt kalon vlerën mbi 300.00 euro e më shumë me ligj jemi të detyruar të dërgojmë lëndën në procedurë përmbarimore, e kjo është dëshira jonë dhe e juaja e fundit për mbledhjen e tatimit.


Paguani taksat dhe tatimin, instrumente financiare me anë të cilit i ndihmoni në përmirësimin e çdo sektori në mirëqenien e qytetarëve, krijo një shtet dhe komunë të fuqishme.


Paguaj#Tatimin#fuqizo#shtetin dhe Komunën#
Drejtoria e Ekonomisë Financave dhe Buxhetit –Suharekë