Kajtazi: Gjithë janë arrestuar policë të korruptuar, në kohën e Isa Mustafës u arrestuan 59 policë

Gjatë të hënës, Inspektoratit të Kosovës në bashkëpunim me Doganën dhe Agjencinë Kosovare për Inteligjencë, që çoi në arrestimin e 48 zyrtarëve policorë dhe dy doganierë, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Ndaj këtij aksioni ka reaguar edhe gazetari, Vehbi Kajtazi i cili ka nxjerrë bilancin e zyrtarëve policorë që janë arrestuar në tri qeveri.

Kajtazi ka shkruar në Twitter se në kohën e qeverisë së udhëhequr nga Isa Mustafa ishin arrestuar 59 polic ndërsa në kohën e “Qeverisë Haradinaj” 20 policë të cilët kanë qenë të korruptuar.

“Po i shoh të  ekzaltuar disa njerëz qe po ia japin meritat Qeverisë për arrestimin e disa zyrtarëve policorë sot. Gjithë janë arrestu policë te korruptuar. Madje numri me i madh i të arrestuarve (59) ka qene ne kohen e Qeverise Mustafa. Mbi 20 ne ver ne kohen e Qeverise Haradinaj”, ka shkruar Kajtazi.

Ndaj këtij aksioni ka pasur reagime edhe nga ana e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sfecla dhe ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.